Botë
Katër persona kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë të komunikacionit në Shqipëri
29.06.2015 10:56
Katër persona kanë humbur jetën në aksidentin tragjik që ka ndodhur mbrëmë mes qyteteve Korçë dhe Pogradec, pasi një furgon mallrash është rrëzuar nga ura e Drithasit...

Mjeti që ka qenë duke udhëtuar nga Drithasi në drejtim të aksit kombëtar Korçë-Pogradec është përplasur me kangjellat mbajtëse të urës dhe ka rënë nga 12 metra lartësi.
Sipas të dhënave, katër personat kishin udhëtuar nga Lushnja në këtë zonë për t’u furnizuar me prodhimet bujqësore të stinës, kur janë aksidentuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Pas ngjarjes së rëndë, mjete të shumta policie kanë mbërritur në vendin e aksidentit, ku me mjete të tjera kanë punuar për nxjerrjen e trupave nga automjeti.
Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë 15 vjeç dhe persona të moshës 29, 24 dhe 41 vjeçarë.
Shkaqet e këtij aksidenti i cili shënoi një bilanc tragjik janë të paqarta, edhe pse dyshohet paraprakisht përgjumja e drejtuesit të mjetit./mia
