Botë

Kinë, 57 shtete do të nënshkruajnë me Bankën për Investime

29.06.2015 12:07

Në Kinë po organizohet ceremonia e nënshkrimit me Bankën Aziatike për Investime në Infrastrukturë, i cili është instituti më i ri ndërkombëtar financiar...

Në Kinë po organizohet ceremonia e nënshkrimit me Bankën Aziatike për Investime në Infrastrukturë, i cili është instituti më i ri ndërkombëtar financiar, që pritet që të rivalizojë Bankën Botërore dhe Bankën Aziatike për Zhvillim.
 
Përfaqësues nga 57 vende do të nënshkruajnë dokumentin, i cili përcakton aksionet e secilit shtet në kapitalin fillestar në këtë bankë. Australia është bërë shteti i parë që ka nënshkruar këtë dokument sot në Pekin. Përveç këtij shteti, Britania, Gjermania dhe Korea Jugore janë në mesin e shteteve themeluese.
 
Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë dy vendet që nuk do të nënshkruajnë marrëveshje me këtë bankë.
 
Uashingtoni ka vënë në pikëpyetje standardet e qeverisjes së Bankës Aziatike për Investime në Infrastrukturë. 
 
Ky institucion financiar është themeluar në muajin tetor në 21 shtete dhe do të financojë sektorin e energjisë, transportit dhe projektet infrastrukturore në Azi.