Ekonomi

Gjendja ekonomike në EJL, raport i rregullt i Bankës Botërore

29.06.2015 12:18

Zyra e Bankës Botërore në Maqedoni sot do ta prezantojë raportin gjysmëvjetor për EJL-në...

Ky është edicioni i tetë nga seria e raporteve për gjendjet e ekonomive në EJL Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

Raporti është titulluar "Rritje modeste, -rreziqe të llojllojshme", që konkludon se ekonomitë e gjashtë vendeve nga EJL janë në rrugën e rikuperimit të ngadalshëm pas goditjeve të përkohshme të cilat e goditën rajonin në mesin e vitit 2014.