Botë
Talebanët vrasin 11 ushtarë afganë
29.06.2015 13:13
Luftëtarët talebanë kanë vrarë 11 ushtarë afganë, pasi kanë zënë në pritë një autokolonë ushtarake në perëndim të vendit...

Burimet brenda ushtrisë kanë thënë se autokolona u sulmua me armë të rënda natën e 28 qershorit, në qarkun Karokh në Provincën Herat.
Luftimet në mes të talebanëve dhe ushtarëve afganë zgjatën për 5 orë, i ka thënë një zyrtarë i ushtrisë agjencisë Reuters.
Forcat afgane kanë pësuar humbje në njerëz, pasi talebanët kanë filluar ofenzivën e tyre në muajin prill.
Shumica e trupave ndërkombëtare janë tërhequr nga Afganistani fundin e vitit të kaluar./evropaelire
