Sportet E Tjera

Justin Gatlin rekord personal në 200 metra

29.06.2015 15:22

Justin Gatlin vendos një rekord personal duke iu afruar rekordit në 200 metra...

33-vjecari triumfoi në garën e 200 metrave teksa është në duel me Usain Bolt edhe në garën e 100 metrave, për të vendosur se kush prej të dyve është më i shpejti në botë.
 
Dhe tashmë Gatlin i lëshon një mesazh rivalit të tij pasi ky është rezultati më i mirë i arritur në këtë vit kalendarik në 200 metra.
 
Atleti amerikan është i pathyer në këtë disiplinë prej dy vitesh duke u vlerësuar si numri një në sprintin botëror dhe koha e arritur vlerësohet si një arritje e jashtëzakonshme.
 
Me këtë rezultat Gatlin vendos emrin si atleti i 5 më i shpejtë i të gjitha kohërave pas Usain Bolt, Yohan Blake, Michael Johnson dhe Walter Dix.
 
Madje nëse Justin Gatlin do të kishte ruajtur përqendrimin në momentin e kthesës mund të ishte shumë pranë dhe afrimit të rekordit botëror pasi nisja dhe 100 metërshi i dytë i garës janë vlerësuar si perfekte.
 
Pavarësisht moshës dhe problemeve të së shkuarës me dopingun ai tashmë si njeriu për t’u thyer në garat e shpejtësisë.