Maqedoni

Dita Ndërkombëtare për Uljen e Ndotjes së Ajrit, përdorimi i qymyrit të tërhiqet

29.06.2015 15:26

447 raste të vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga termoelektranat e Manastirit dhe Osllomesë dhe 60 fëmijë të sëmurë nga bronkiti...

Këto janë rezultatet e hulumtimeve nga Shoqatat “Eko Svest” dhe “Front 21 42” që ia dorëzuan Institutit për Shëndet Publik dhe Ministrisë së Ekologjisë. Në Ditën Ndërkombëtare për Uljen e Ndotjes së Ajrit u bëhet thirrje institucioneve kompetente të ndërmarrin masa për ndryshimin e gjendjes aktuale.
 
“Ne alarmojmë që është koha përfundimtare të zvogëlohet përdorimi i qymyrit dhe termoelektranat të punojnë në pajtueshmëri me direktivat për emisione industriale edhe pse ajo nuk është e obligueshme për Maqedoninë, por shëndeti i qytetarëve tanë është më i rëndësishëm, andaj në Osllomej të revitalizohet dhe të instalohet desulfurizatori në Manastir”- deklaroi Nevena Smilevska nga “Eko Svest”.
 
“Shumë jetë njerëzish humben në Maqedoni për shkak të ndotjes së ajrit, përafërsisht rreth 1000 çdo vit, dhe shumë jetë do të mund të shpëtoheshin me uljen e ndotjes. Ne jemi humnerë e zezë në Evropë, sepse ajo që moti nuk përdor qymyrin dhe ne duhet të ndjekim trendin e tillë”- tha profesori, Dragan Gjeorgjievski.
 
Nga ndotja në Manastir dhe Osllomej është përllogaritur se çdo vit qytetarët humbin 234 vite jetë, ndërsa kjo do të mund të zvogëlohej në vetëm 20 vite nëse implementohet direktiva për emetime industriale.
 
REJHANE BUSHI - METAJ