Juncker: Në referendumin në Greqi të votohet “për”

29.06.2015 15:46

Lidhur me zhvillimet në Greqi ka reaguar edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili ka qenë i prerë se nuk do të ketë propozime të reja në bisedimet për evitimin e falimentimit financiar të Greqisë dhe daljen e mundshme të këtij vendi nga Eurozona...

Juncker theksoi se ndjehet i “tradhtuar” nga vendimi i Greqisë për mbajtjen e referendumit lidhur me propozimet ndërkombëtare për ndihmë për ekonominë greke.

Njëherit, ai ka kërkuar që në referendumin e 5 korrikut në Greqi të votohet “për”.“Nuk do të duhej bërë vetëvrasje, pasi dikush është i frikësuar nga vdekja”- tha Juncker dhe ka shtuar se “nuk do të jetë lehtë, por është e domosdoshme”. Vota “jo” do të thotë refuzim i Evropës, thekson Junker.