Maqedoni

Në Klubin e deputetëve në Shkup ka nisur takimi i liderëve

29.06.2015 17:25

Në Klubin e deputetëve në Shkup ka nisur takimi i liderëve të katër partive më të mëdha politike në vend...

Në Klubin e deputetëve në Shkup ka nisur takimi i liderëve të katër partive më të mëdha politike në vend, Nikolla Gruevskit nga VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev nga LSDM-së, Ali Ahmetit nga BDI dhe Menduh Thaçit nga PDSH.

Takimi ka për qëllim gjetjen e një zgjidhje për dalje nga kriza politike në vend. Kryeministri Gruevski është shoqëruar nga shefi i diplomacisë Nikolla Popovski, lideri i LSDM-së Zaev nga Radmilla Sheqerinska, nënkryetare e LSDM-së, Ali Ahmeti nga deputeti Artan Grubi, ndërsa Menduh Thaçi  nga Imer Aliu, koordinator i grupit të deputetëve të PDSH-së.

Edhe në takimin e sotëm të liderëve si vëzhgues marrin pjesë ambasadorët e SHBA¬së dhe BE¬së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav.