Botë

Të paktën11 të vrarë në dy shpërthime në Nxhamena

29.06.2015 19:42

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në kryeqytetin e Çadit, Nxhamena...

Shpërthimet janë dëgjuar sot në mënjges në interval prej vetëm disa minutave.
 
Sipas një banori të Nxhamenës, pas shpërthimit të parë janë dëgjuar edhe të shtëna nga armë zjarri.
 
Mes 11 viktimave pesë janë policë, informuan autoritetet lokale. 
 
Sulmet e sotme janë kryer pas sulmit të dyfishtë vetëvrasës në Nxhamena nga 15 qershori, kur të paktën 38 persona janë vrarë edhe mbi 100 janë plagosur. Ky ka qenë sulmi i parë i këtij lloji në kryeqendrën Nxhamena. Sulmi është kryer pas kanosjeve që i ka dërguar grupi radikal Boko Haram, i cili është e stacionuar në Nigerinë fqinje.
 
Tash për tash askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për shpërthimet e sotme, por për to dyshohet pikërisht grupi Boko Haram./mia