Maqedoni
Takimi i liderëve: Nuk finalizohet marrëveshja. Bisedimet do vazhdojnë
29.06.2015 20:18
Pa marrëveshje finale por me dakordim për të vazhduar bisedimet u bmbyll edhe takimi i sotëm i liderëve ku pritej finalizimi I marrëveshjes së du qershorit...

Pa marrëveshje finale por me dakordim për të vazhduar bisedimet u bmbyll edhe takimi i sotëm i liderëve ku pritej finalizimi I marrëveshjes së du qershorit, përkatësiësht pika e gjashtë, e cila parasheh periudhën transitore dhe qeverinë që do të zbatojë obligimet që dalin ng amarrëveshja, ndër të cilat edhe organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të paralajmëruara për në prill.
Ashtu si pas takimit paraprak edhe pas këtij takimi palët nuk deklaruan asgjë, por përmes një deklarate të përbashkët, kumtuan se kanë rënë dakord për t’u takuar në ditët në vijim.
“Ne, liderët e partive kryesore politike, u takuam sot që t’i vazhdojmë bisedimet në lidhje me formën e saktë të Qeverisë që do të organizojë zgjedhjet siç parashikohet në pikën 6 nga marrëveshja e 2 qershorit. Në këtë kontekst, liderët u pajtuan që të takohen përsëri në ditët në vijim. Kryeministri Gruevski prezantoi draft-planin e propozuar qeveritar për të zbatuar rekomandimet në lidhje ne reformat sistematike në fushën e sundimit të ligjit, të cilat do të zbatohen në përputhje me pikën 6 të Marrëveshjes së 2 qershorit”, thuhet në komunikatën e përbashkët.
Palët nuk kanë cakrtuar një datë fikse se kur dhe ku do të mbahej takimi i rradhës.
Spekulohet se, në rast të përafrimit të qëndrimeve, palët do të ftohen brenda javës në Bruksel.
Ndryshe nga herët tjera takimi I sotëm I liderëve u shoqërua më një protetë para Klubit të Deputetëve.
Një grup të rinjsh nga Lëvizja Besa protestuan kundër krerëve të dy partive shqiptare, të cilët sipas protestuesve nuk përfaqësojnë shqiptarët por grupe biznesi.
SHPËTIM NUREDINI
