Botë
SHBA: Bisedimet bërthamore me Iranin, përtej 30 qershorit
29.06.2015 21:31
Bisedimet për programin bërthamor të Iranit do të tejkalojnë të martën, afatin e caktuar për arritjen e një marrëveshjeje...

Sipas një zyrtari amerikan, Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohamed Xhavad Zarif u nis drejt Teheranit nga Vjena, ku po zhvilloheshin bisedimet dhe pritet të kthehet të hënën.
Për shkak të vonesës në miratimin e kornizës së bisedimeve, analistët parashikojnë shtyrjen e negociatave përtej 30 Qershorit.
