Maqedoni

Aktivitete për shpalljen e Malit Sharr për zonë të mbrojtur

30.06.2015 09:16

Në Institutin për mjedis jetësor dhe shëndet pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë sot do të mbahet prezantim i aktiviteteve për shpalljen e Malit Sharr për zonë të mbrojtur...

Do të prezantohet edhe GEF projekti "Arritje e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas me zonat e mbrojtura dhe integrimin e mbrojtjes së biodiversitetit në planifikimin e qëllimit të tokës".
 
Është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të opinionit shkencor, kryetarëve të komunave të cilët gravitojnë drejt kësaj zone, të bashkësisë ndërkombëtare dhe të organizatave joqeveritare dhe mediave./mia