Botë
Armata jemenase ka gjuajtur raketë mbi Arabinë Saudite
30.06.2015 09:21
Armata jemenase njoftoi se ka gjuajtur raketë "skad" mbi bazën ushtarake në Arabinë Saudite...

"Raketa është gjuajtur mbi bazën 'Al Sulail' në provincën Riad", deklaroi zëdhënësi ushtarak Sharaf Lukman.
Sipas tij, sulmi në të cilin është goditur baza është kryer si përgjigje e "krimeve nga agresioni brutal saudit".
Koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite kreu sulme ajrore në jemen kundër grupit shiit Husët dhe aleatët e tij, të cilët zhvillojnë luftime në pjesën jugore dhe qendrore të vendit kundër grupeve sunite lokale./mia
