Botë

"Uikiliks": SHBA-ja ka kryer edhe spiunazh ekonomik në Francë

30.06.2015 09:23

Organizata "Uikiliks" publikoi dokumente të cilat dëshmojnë për spiunazh të madh ekonomik amerikan në Francë...

Sipas "Uikiliks", materialet, që i ka publikuar së bashku me gazetën "Liberasion" dhe faqen e internetit "Mediapar", tregojnë se Agjencia amerikane për siguri kombëtare ka përgjuar funksionarë të lartë francez dhe ka grumbulluar informacione për marrëveshje për eksport në Francë në periudhën prej 10 viteve.
 
Midis përfaqësuesve zyrtar të spiunuar ishin ish ministrat francez të Financave Fransoa Baroen dhe Pjer Moskovisi në periudhën midis vitit 2004 dhe 2012.
 
Materiale tjera tregojnë se midis vitit 2002 dhe 2012 Agjencia amerikane ka grumbulluar informacione për marrëveshje franceze për eksport në vlerë prej mbi 200 milionë dollarë në sferën e telekomunikimeve, energjetikës, transportit dhe shëndetësisë.
 
Javën e kaluar "Uikiliks", kumtoi se Agjencia për siguri kombëtare i ka përgjuar edhe tre presidentët e fundit të Francës, me ç'rast Parisi dërgoi notë protestuese deri te Uashingtoni, duke theksuar se sjellja e tillë ndaj aleatëve është e papranueshme./mia