Botë

Indonezi, rrëzohet avioni në qendër të qytetit, 30 të vdekur

30.06.2015 14:48

Një avion ushtarak është rrëzuar në qendër të qytetit në Indonezi, me ç’rast të paktën 30 persona kanë humbur jetën...

Ngjarja ka ndodhur në një qytet në ishullin e Sumatrës, ku avioni ka shpërthyer duke u kthyer në një top zjarri në afërsi të një zone të banuar.

Avioni i tipit “Hercules” u përplas me një hotel dhe disa shtëpi në qytetin Medan, në veri të ishullit, bënë me dije autoritetet lokale.  

Bilanci i viktimave mund të rëndohet, pasi autoritetet ende nuk e dinë me saktësi numrin e viktimave që ndodheshin në avion apo në tokë në momentin që ai u përplas.