Botë

Afganistan: Sulm vetëvrasës kundër selisë së policisë

30.06.2015 10:29

Zyrtarët e Afganistanit thonë se nga një sulm vetëvrasës me kamion–bombë në provincën Helmand, sot janë vrarë dy civilë dhe janë plagosur më se 40 të tjerë...

Sulmuesi e kishte aktivizuar kamionin e mbushur me eksploziv afër hyrjes në selinë e policisë në kryeqytetin e kësaj province, Lashkar Gah, ka thënë zëdhënësi i policisë, Farid Ahmad Obaid.
 
Mediat lokale kanë raportuar se tre sulmues të tjerë ishin përpjekur të hyjnë në ndërtesën e policisë pasi sulmuesi vetëvrasës e kishte aktivizuar eksplozivin në kamion.
 
Dëshimtarët kanë thënë se policia e kishte vrarë njërin prej tyre, por dy të tjerë ishin larguar nga vendi i sulmit.