Botë

Sot ditë vendimtare për Greqinë, deri në mesnatë duhet t’i paguajë FMN 1.8 mld euro

30.06.2015 11:14

Sot është dita vendimtare për Greqinë. Sipas të gjitha gjasave, Greqia sot formalisht hyn në falimentim për obligimet e veta ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar...

Sot është dita vendimtare për Greqinë. Sipas të gjitha gjasave, Greqia sot formalisht hyn në falimentim për obligimet e veta ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar ndërsa po ashtu sot, kalon ndihma kreditore ekzistuese nga FMN-­ja dhe Bashkimi Evropian. Deri në mesnatë, Greqia duhet ta paguajë borxhin prej 1.8 miliardë euro për FMN­-në.
 
Liderët evropianë kanë tërhequr vërejtjen se refuzimi i kërkesave të kreditorëve do të nënkuptoj se Greqia largohet nga eurozona.
 
Mbrëmë në Athinë dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në mbështetje të qeverisë.
 
Një protesë rivale është planifikuar për sot më vonë gjatë ditës. Ministria e financave e Greqisë thotë se 1 mijë degë të bankave do të hapen nesër për t’u kujdesur për pensionistët.
 
Pritet që për qëllime të tjera, bankat do të mbesin të mbyllura deri më 6 korrik, si pjesë e masave të kontrollit të kapitalit të cilën e ka imponuar qeveria për parandalimin e shkatërrimit të sistemit bankar.