Maqedoni

Ambasadorët e BE-së takojnë Ahmetin dhe Thaçin

30.06.2015 12:22

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituara në Maqedoni do të zbarkojnë sot në Reçicë të Vogël për ta takuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin...

Vizita e ambasadorëve në selinë e BDI-së ndërlidhet me ngërçin politik në Maqedoni, e cila nuk u arrit të zgjidhet edhe pas shumë takimeve të liderëve në Shkup dhe në Bruksel me ndërmjetësim ndërkombëtar.
 
Ambasadorët kanë shfaqur interesin e tyre për qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim sa i përket krizës aktuale në vend dhe në përgjithësi rreth situatës politike në Maqedoni dhe në rajon. 
 
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituara në Maqedoni do të takojnë edhe kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin.