Takimi i liderëve, nuk finalizohet marrëveshja, bisedimet vazhdojnë

30.06.2015 12:36

Liderët e katër partive më të mëdha politike në vend, Nikolla Gruevski i VMRO-së, Ali Ahmeti i BDI-së, Zoran Zaev i LSDM-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së...

Liderët e katër partive më të mëdha politike në vend, Nikolla Gruevski i VMRO-së, Ali Ahmeti i BDI-së, Zoran Zaev i LSDM-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së, pas një takimi rreth një orësh nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare për dalje nga kriza politike, por ata janë pajtuar që të ketë edhe një takim të radhës.

Kryeministri Gruevski me këtë rast prezantoi draft-planin e propozuar qeveritar për t’i zbatuar rekomandimet në lidhje me reformat sistematike në fushën e sundimit të ligjit, që do të zbatohen në përputhje me pikën 6 nga marrëveshja e 2 qershorit.