Luksemburgu prej nesër kryeson me BE-në

30.06.2015 13:40

Luksemburgu nesër e ndërmerr nga Letonia kryesimin gjashtëmujor me BE-në, ndërsa duke marrë parasysh se kjo do të jetë hera e 12-të që ky vend i vogël të kryesojë me Unionin pasi që është vendosur sistem rotues, pritet që kjo të kalojë pa tronditje më të mëdha...

Kryesimi, siç është paralajmëruar, do të bazohet në shtatë shtylla: nxitja e rritjes, investimet dhe punësimin, thellimin e dimensioneve sociale të BE-së, menaxhim me migracionet, përqëndrim mbi digjitalizimin e tregut të vetëm, promovim të konkurrencës, zhvillimit të qëndruehsëm dhe përforcim të rolit të Unionit në skenën globale.

Midis prioriteteve për gjashtë muajt e ardhshëm Luksemburgu nuk e ka vendosur zgjerimin e BE-së, me siguri për shkak se nuk pret që të bëhen hapa më të mëdhenj në këtë proces.

Kryesimi  zyrtar do të fillojë më 3 korrik me më shumë manifestime në Luksemburg, ku gjatë uikendit do të mbahen ngjarja kulturore në të cilat do të marrin pjesë përfaqësues nga të gjithë 28 anëtaret e BE-së.

Nga 1 janari i vitit 2016 kryesimin me BE-në do ta ndërmerr Holanda.