Botë
Japoni, i vë flakën vetes në tren, 2 të vdekur, 6 të lënduar
30.06.2015 14:51
Dy persona kanë vdekur në trenin “Shinkansen”, pasi njëri prej tyre i vuri vetes flakën...

Sipas mediave japoneze, personi fillimisht spërkati veten me karburant teksa ndodhej në vagonin e parë të trenit dhe më pas i vuri zjarrin vetes.
Të paktën edhe 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në këtë incident.
Treni po udhëtonte nga kryeqyteti Tokio për në Osaka, me rreth 1 mijë pasagjerë në bord. Zyrtarët e hekurudhës thanë se treni ndaloi menjëherë pasi u shtyp butoni i emergjencës.
Personi që i vuri flakën vetes u gjet në afërsi të tualetit të vagonit, ndërsa viktima e dytë, një grua, në skajin tjetër të tij. Ajo dyshohet të ketë humbur jetën nga impakti i frenimit.
Trenat-plumb në Japoni arrijnë një shpejtësi prej 320 kilometra në orë.
