Futboll

Liga Europa: Renova sonte kundër Dacias

30.06.2015 15:41

Renova e Qatip Osmanit e gatshme e pret fillimin e rrugëtimit të sivjem në Ligën Europa, rrugëtim që shpreson të jetë sa më I gjatë...

Skuadra moldaveze Dacia Chisinau, do të jetë kundërsahtar i sontëm I të përzgjedhurve të Qatip Osmanit, në kuadër të raundit të parë eliminator në veprimtarinë më masive të futbollit evropian.

Kundërshtari edhe pse nuk është ndonjë emër I madh, megjithatë është mjaft I fuqishëm, kur të kihet parasysh se edicionin e fundit në Moldavi, ishte rënditur në pozitën e dytë, duke e humbur titullin vetëm fal dy golave më pak, se kampioni Milsami Orhei.

Nga ana tjetër, ekipi ynë, e pret sfidën e sontme me plot optimizëm, duke shpresuar në fitore dhe rezultat pozitiv, në vigjile të ndeshjes kthyese, që do të luhet në Moldavi javën e ardhshme.

Për Renovën, do të jetë kjo dalja e gjashta në Europë dhe gjithsej ballafaqimi i tetë, me ç`rast në shtatë dyluftimet e kaluara europiane, ka korrur dy suksese, duke eliminuar Rijekën kroate dhe Libertasin e San Marinos, ndërsa në pesë orvatje tjera, është eliminuar nga Bnei Sakhnin, Dinamo Minsk, Omonia, Glentoran dhe së fundmi, vitin 2013, nga Gomeli bjellorus.

Sa I përket formacionit, trajneri Qatip Osmani që prej dje kumtoi emrat e futbollistëve që do të nisin sonte nga minuta e parë, e ata janë: Mustafi, Neziri, Veliu, Musliu, Mishkovski, Mecinoviç, Memedi, Nuhiu, Mojsov, Gafuri dhe më I spikaturi në sulm, do të jetë golashënuesi dhe lojtari më I mirë I ekipit, Izair Emini.

Ndeshja eliminatore e raundit të parë në Ligën Europa, mes Renovës dhe Dacias, do të zhvillohet në Arenën “Filipi i Dytë” në Shkup, me fillim në orën 21.00. / Mustafa Ademi