Maqedoni
Kociançiq: BE pret rezultat konkret nga liderët në Maqedoni
30.06.2015 16:35
Bashkimi Evropian shpreson se në takimin e afërt midis liderëve të partive politike në vend do të arrihen rezultate konkrete lidhur me materializimin...

Bashkimi Evropian shpreson se në takimin e afërt midis liderëve të partive politike në vend do të arrihen rezultate konkrete lidhur me materializimin e marrëveshjes së 2 qershorit dhe realizmin e rekomandimeve të dhëna nga Komisioni Evropian.
Kështu ka deklaruar zëdhënësja e eurokomisarit për zgjerim, Maja Kociançiq, duke komentuar mbi takimin e djeshëm me radhë të kryesuesve të partive politike për tejkalimin e krizës.
Ajo gjithashtu ka njoftuar se eurokomisari Hahn është i gatshëm të ndërmjetësojë mes partive politike, nëse një intervenim i atillë do të jetë i nevojshëm.
“Komisioni e përshëndet vijimin e bisedimeve midis liderëve politik në Maqedoni, që kanë të bëjnë me implementimin e sugjerimeve nga Komisioni Evropian në lidhje me marrëveshjen e dy qershorit, ndërsa komisari Han veçse e ka shprehur gatishmërinë e tij që të jetë ndërmjetës midis partive nëse kjo gjë është e nevojshme”- ka thënë zëdhënësja Kociançiq.
Kociaçiq, megjithatë nuk ka njoftuar nëse eurokomisari Hahn do të qëndrojë në Maqedoni, por ka theksuar se në procesin e ndërmjetësit në krizën politike në vend janë të rëndësishme edhe vizitat e anëtarëve të Parlamentit Evropian, të cilët i japin përkrahje vendit për të arritur një marrëveshje mbi krizën.
Sipas saj, i tërë Brukseli zyrtar momentalisht është i fokusuar në menaxhimin e krizës dhe në kërkesat e parashtruara nga eurokomisari Hahn, e që kanë të bëjnë më reformat në zgjedhje, gjyqësor të pavarur dhe me lirinë e mediave.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
