Komisioni Rregullator i Energjetikës ulë çmimin e energjisë elektrike për 0.33%
Ulet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni. Komisioni Rregullator i Energjetikës në mbledhjen e fundit vendosi që energjia elektrike të ulet për 0,33 për qind...

Kryetari i këtij komisioni arsyeton se çmimet e reja janë bërë pas për shkak uljes së shpenzimeve të përgjithshme të kompanive energjetike në vend.
“Duke përdorur tarifat e energjisë elektrike, Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim të ulë çmimin përfundimtar të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët e energjisë për minus 0.33 për qind. Kjo përllogaritje është bërë në bazë të shpenzimeve të ulëta të kompanive energjetike krahasuar me vitet e kaluara”- deklaroi Dimitar Petrov nga Komisioni Rregullator i Energjisë.
Faturat e reja të energjisë elektrike do të përllogariten prej muajit të ardhshëm. Sipas tarifës së re, një faturë prej 2000 denarësh prej muajin korrik do të përllogaritet me 7 denarë më pak. Kryetari i Komisionit Energjetik përjashton mundësinë që kjo ulje e energjisë të ketë prapavi politike.
“Shikoni, unë nuk e di në cilën pjesë të kësaj matematike ju shikoni prapavi politike. Unë po ju them se këtu ka të bëjë me kategorinë e harxhimeve për të ardhurat totale dhe nëse i shohim të gjitha bilanset dhe nëse kompanitë kanë ankesa, nëse janë të pakënaqur, nuk shoh diçka të tillë, kjo është metodologjia e punës”- tha Dimitar Petrov nga Komisioni Rregullator i Energjisë.
Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës theksuan se përqindje më e madhe e investimeve në tregun energjetik në vend është bërë nga EVN-Maqedoni. (Rexhep Qamili, TVM2)
