Rastin “Puç”, Gjykata e miratoi akuzën, Zaev do të përgjigjet

30.06.2015 18:10

Gjykata e ka miratuar akuzën që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, të gjykohet për rastin “Puç”...

“Këshilli për vlerësimin e aktvendimit në Gjykatën Themelore Shkupi 1, i cili ka vepruar në bazë të vlerësimit të aktakuzës pas analizës së detajuar të të gjitha ankesave të dorëzuar nga ana e palës mbrojtëse dhe vlerësimit të fakteve mbi të cilat bazohet aktakuza, solli vendimin me të cilin aktakuza miratohet në tërësi, ndërsa vërejtjet e palës refuzohen si të pabaza”- thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas tyre, Këshilli gjatë marrjes së këtij vendimi ka vërtetuar se veprat që janë pjesë e aktakuzës janë vepra penale që parashikohen në Kodin Penal dhe janë të dorëzuar dëshmi në aktakuzën. Mbrojtja, priste që lënda në fazën e hetimit të kthehet në Prokurori, sepse si material dëshmues përdoren incizime të cilat janë publikuar në opinion. Në bazë të akuzës, Zaev dhe të akuzuarit e tjerë do të përgjigjen për përgjim të paautorizuar dhe dhunë mbi organet më të larta shtetërore.

Ndërsa në rastin “Puç”, krahas liderit të LSDM-së si i akuzuari i katërt, të akuzuar tjerë janë edhe ish shefi i DSK-së, Zoran Verushevski, bashkëshortja e tij, bashkëpunëtori i Zaevit në Komunën e Strumicës dhe i punësuari në MPB.