Maqedoni
Rritje e numrit të punëtorëve në industri
30.06.2015 20:21
Numri i punonjësve në industri në maj të këtij viti në krahasim me muajin maj vitin e kaluar shënon rritje prej 1,9 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës...

Numri i punëtorëve në sektorin e Minierës dhe nxjerrjes së gurëve shënon rënie prej 7 për qind, në sektorin e Industrisë për përpunim shënon rritje prej 2,8 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rënie prej 0,3 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në muajin maj 2015, në krahasim me muajin maj 2014, shënon rritje te Produktet intermediare, përveç energjisë për 3,2 për qind, Prodhimeve kapitale për 17,7 për qind dhe Produkteve të qëndrueshme për konsum të gjerë për 2 për qind, ndërsa rënie shënon te Energjia për 2,7 për qind dhe Produkte të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 0,8 për qind.
Indeksi i numrit të punëtorëve në industri në periudhën janar - maj 2015, në krahasim me periudhën janar - maj 2014 është 102 për qind./mia
