Botë
Lavrov dhe Keri arritën marrëveshje për konsultime më të shpeshta mes Rusisë dhe SHBA-së
30.06.2015 20:40
Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov dhe sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri kanë pasur një takim dypalësh në Vjenë...

Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov dhe sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri kanë pasur një takim dypalësh në Vjenë, në margjinat e bisedimeve të sotme për programin bërthamor iranian, njofton TASS.
Lavrov dhe Keri kanë arritur marrëveshje për kontakte më të afërta mes Rusisë dhe SHBA-së për Ukrainën.
Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Grigorij Karasin dhe ndihmës-sekretarja shtetërore e SHBA-së, Viktorija Nuland për dhjetë ditë do të kenë takim kushtuar krizës ukrainase.
Lavrov sot theksoi se Moska dhe Uashingtoni së shpejti do të kenë konsultime për problemin me Shtetin Islamik.
"Lufta kundër grupit xhihadist kërkon aksione më të mëdha kolektive, duke përfshirë edhe mirëkuptim të ndësjellë me SHBA-në", theksoi Lavrov.
Ministri rus i Punëve të Jashtme ka shprehur bindje se "bisedimet për programin bërthamor iranian shënojnë progres dhe se është e mundur arritje e marrëveshjes përfundimtare. Fillimisht mbeten çështje procedurale, e jo teknike", theksoi Lavrov./mia
