Botë
Gjermania: Kërcënimi terrorist në Evropë rritet për shkak SHI-së
30.06.2015 21:36
Kërcënimi nga terrorizimi islamik në Evropë do të vazhdojë të rritet derisa grupi radikal "Shteti Islam"...

Kërcënimi nga terrorizimi islamik në Evropë do të vazhdojë të rritet derisa grupi radikal "Shteti Islam" kontrollon territore në Siri dhe Irak, njoftoi shërbimi i brendshëm gjerman për zbulim, transmeton DPA.
"Sukseset ushtarake të SHI-së dhe shpallja e kalifatit krijuan dimension të ri të kërcënimit terrorist" theksohet në raportin për vitin 2014 të Shërbimit federal për mbrojtjen e kushtetutës.
Nëse SHI arrin të qëndrojë në afat të gjatë, lufta globale botërore xhihad do të pasurohet me qendër logjistike, prej nga do të koordinohen sulmet e ndërlikuara, theksohet në raport.
Shpallja e kalifatit dhe sukseseve ushtarake të SHI-së krijojnë atmosferë të euforisë mes xhihadistëve evropianë, që çon drejt rritjes së përhershme të mbështetjes së terroristëve.
Shërbimi i brendshëm gjerman për zbulim, gjithashtu thekson se numri i ekstremistëve të djathtë në vend është ulur, por rritet numri i sulmeve dhe ksenofoba e grupeve të tilla kundër kampeve të refugjatëve.
Paraprakisht prokuroria gjermane publikoi se është ngritur padi kundër një burri 22 vjeçar me shtetësi gjermane dhe turke për vrasje dhe anëtarësim në organizatën terroriste nën dyshimin se ka luftuar në anën e SHI-së në Siri./mia
