Maqedoni

Një vajzë ka rënë nga kati i katërt në një hotel në Gostivar, lufton për jetë

01.07.2015 11:39

Një femër e re është lënduar rëndë pas rënies nga kati i katërt nga një hotel në Gostivar...

Për momentin ajo po lufton për jetë pasi që urgjentist është dërguar në klinikat e Shkupit.
 
Në stacionin policor të Gostivarit mëngjesin e sotëm rreth orës 8 është denoncuar se në hotelin "Elita"  në qendrën e qytetit ka pasur fatkeqësi, me ç'rast ekipet e tyre kanë dalë në terren.
 
Për momentin po zgjat ekspertiza në vendin e ngjarjes që po e realizon prokurori publik dhe ekipe të SPB Tetovë.
 
Fillimisht edhe jozyrtarisht bëhet fjalë për një femër 23-vjeçare nga rrethina e Tetovës, e cila prej dje është denoncuar si e zhdukur.
 
Motivet dhe arsyet të cilat kanë sjellë deri në këtë fatkeqësi ende nuk janë të njohura./mia