Botë

Gjuriq tregon arsyen pse dështoi themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe

01.07.2015 11:53

Drejtori i ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në kuadër të Qeverisë serbe, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se Prishtina zyrtare po refuzon të nënshkruaj marrëveshjen rreth krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Drejtori i ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në kuadër të Qeverisë serbe, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se Prishtina zyrtare po refuzon të nënshkruaj marrëveshjen rreth krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

"Unë duhet të them se përgjatë tre viteve të fundit të dialogut me shqiptarët nuk kemi parë një ngurtësim të tillë të Prishtinës, përkatësisht mosinteresimit për të diskutuar rreth thelbit të kësaj teme. Ata dukej se erdhën “sa për sy e faqe” në takim. Kjo mund të rrumbullakohet me vetëm dy fjalë - jo themelimit të AKS-ës. Jam i bindur se shumica dërmuese e temave që kemi biseduar, shqiptarëve nuk iu kanë pëlqyer"- tha Gjuriq për RTS.

Ai shtoi se në një moment të raundit të fundit të dialogut në Bruksel, të mbajtur të hënën, dukej se Prishtina kërkon të largohet nga takimi, por ata u kthyen dhe gjetën një justifikim për të mos e pranuar një dokument që është rënë dakord në masë të madhe.

Gjuriq tha se delegacioni serb, i kryesuar nga kryeministri, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që Serbia të financojë direkt AKS-në, që të mbledh taksat, të ketë presidentin, kuvendin, këshillin ekzekutiv.