Maqedoni
Deri dje 40.591 thirrje në "Alo doktor"
01.07.2015 12:08
Në linjën telefonike për këshilla mjekësore "Alo doktor" në numrin 02/15 123 nga muaji shtator i vitit të kaluar e deri dje ka pasur 40.591 thirrje...

Nga 23 qershori deri më 30 qershor të këtij viti për këshilla mjekësore ka pasur 1.172 thirrje.
Thirrjet në javën e fundit janë me spektër të gjerë të sipmtomatologjisë më të ndryshme, sëmundje simptomatike, simptoma kardiovaskulare dhe respiratore më shpesh të shkaktuara nga kushtet e ndryshueshme të motit.
Linja është e disponueshme çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësojë konsultim të drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarë do lloj simptoma të prishjes së shëndetit.
Për këshilla mjekësore janë në dispozicion 22 mjekë, ndërsa thirrjet janë nga qytetarët e të gjitha qyteteve të Maqedonisë.
Të gjithë atyre të cilët janë paraqitur në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë e duhur mjekësore, përmes këshillave shëndetësore dhe terapisë së duhur simptomatike./mia
