Futboll
Argjentina në finalen e Kupës së Amerikës
01.07.2015 12:17
Do të jetë Argjentina kundështarja e Kilit në finalen e Kupës së Amerikës, që do të zhvillohet më 4 Korrik në kryeqytetin kialian Santiago...

Në gjysmëfinale skuadra që drejtohet nga Tata Martino kaloi pa shumë vështirësi Paraguain me rezultatin e thelle 6-1.
Edhe pse nuk arriti të shënonte në këtë përballje, Lionel Messi rezultoi inspiruesi I kombëtares së argjentinës në stadiumin Ester Roja.
Takimi u zhbllokua që në minutën e 14 nga Marcos Rojo, ndërsa pak caste më vonë mesfushori i Paris Saint Germmain, Javier Pastore, shënoi të dytin për Argjentinën. 3 minuta nga fundi i pjesës së parë, Lucas Barrios shkurtoi përkohësisht diferencën, sepse në fraksionin e dytë ekzistonte vetëm një skuadër në fushë, ajo me ngjyrat bardhekaltër.
Brenda katër minutave në fillim të pjesës së dytë Angel Di Maria realizoi një dygolësh, falë edhe një magjie të Lionel Messit, që ishte gjithmonë protagonsit në aksionet sulmuese të Argjentinës.
Në fund të takimit shënuan edhe Kun Aguero e Gonzalo Higuain për rezultatin përfundmtar 6-1.
