Botë

Valë e ngrohtë e kaploi Evropën Perëndimore

01.07.2015 12:34

Temperaturat verore në disa vende të Evropës janë jashtëzakonisht të larta...

Gjatë ditëve të fundit masë e ngrohtë ajrore nga Afrika lëviz drejt veriut, me ç’rast u rritën temperaturat në Spanjë, Portugali, Britani të Madhe dhe në Francë.
 
Në Paris pritet që pasdite temperatura të rritet në 39 gradë Celsius pasi në jugperëndim të Francës u matën 42 gradë, ndërsa në qytetin jugor spanjoll Kordoba - 44 gradë.
 
Në Paris janë hapur hapësira special të klimatizuar dhe kontrollohet se si banorët në moshë e durojnë vapën. Në vitin 2003 mijëra njerëz vdiqën nga vala e nxehtë.
 
Autoritetet britanike dhe italiane gjithashtu përgatiten për valën e nxehtë./mia