Botë
Nga pijet e ftohta në vit vdesin rreth 180 mijë njerëz
01.07.2015 12:38
Nga pijet e gazuara dhe të ftohta gjatë një viti në botë vdesin 184 mijë njerëz, theksohet në hulumtimin e parë të detajuar për ndikimin e këtyre pijeve...

Nga pijet e gazuara dhe të ftohta gjatë një viti në botë vdesin 184 mijë njerëz, theksohet në hulumtimin e parë të detajuar për ndikimin e këtyre pijeve ndaj vdekshmërisë dhe komplikimeve shëndetësore lidhur me diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin midis atyre të cilët i konsumojnë.
Siç theksohet, 133 mijë njerëz kanë vdekur nga diabeti, i cili ka qenë pasojë e pijeve të gazuara.
Midis konsumuesve të pijeve të ftohta joalkoolike janë vërejtur 45 mijë raste të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 6.450 persona të vdekur nga kanceri.
Autori i studimit Darjush Mozafarijan nga Universiteti në Masaçusets pohon se largimi nga përdorimi i pijeve të ftohta dhe të gazuara, si dhe çaji i ftohtë, duhet të jenë "prioritet planetar".
Të dhënat janë marrë me ndjekjen e shprehive të 611.971 personave në periudhën nga viti 1980 deri në vitin 2020 në 51 vende të botës.
Midis popullatës së re, është i madh numri i atyre të cilët kanë ndonjë sëmundje kronike, e cila është pasojë e konsumimit të pijeve të ftohta të gazuara.
Lëngu nga pemët e freskëta të shtrydhura nuk është përfshirë në këtë hulumtim./mia
