Botë

Greqia e gatshme ta pranojë marrëveshjen e kreditorëve me kushte të caktuara

01.07.2015 13:33

Greqia është e gatshme ta pranojë propozimin e kreditorëve me disa ndryshime, shtesa ose sqarime, si pjesë nga vazhdimi i programit të Fondit Evropian...

Greqia është e gatshme ta pranojë propozimin e kreditorëve me disa ndryshime, shtesa ose sqarime, si pjesë nga vazhdimi i programit të Fondit Evropian për stabilitet financiar (EFSF) dhe marrëveshja e re me Mekanizmin Evropian për stabilitet për të cilën sot parashtrojmë kërkesë.
 
Kështu, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, thuhet në letrën e fundit më datën 30 qershor, që kryeministri grek Aleksis Cipras ia ka dërguar kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, kryetar i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Dragi dhe drejtoreshes ekzekutive të FMN, Kristin Lagard.
 
Sipas propozimit të fundit të Greqisë, Athina është e gatshme ta pranojë marrëveshjen të përbërë në nivel teknik, me kusht që të mbetet lirimi prej 30 për qind të TVSH për ishujt.
 
Lidhur me reformat në sistemin pensional, kryeministri grek kërkoi ndryshime për ndryshimin e kufirit të moshës për pensionim në moshën 67 vjeçare të fillojnë të implementohen nga tetori i vitit 2022, e jo menjëherë.
 
Krahas kësaj, kryeministri grek dëshiron të vazhdojë zbatimin e "klauzolës për zero beneficion" dhe është kundër privatizimit të operatorëve të pavarur për transferë të energjisë elektrike - ADMIE.
 
Sipas gazetës "To Vima", një burim anonim evropian ka deklaruar se kushtet që Greqia i ka parashtruar për ta nënshkruar marrëveshjen, mund të mos pranohen nga ana e të gjitha ministrave të financave nga Eurozona./mia