Botë
Kriza greke, qytetarët presin vendimet e politikës
01.07.2015 14:21
Qytetarët grekë janë pesimistë në këtë kohë krize ekonomike. Shitoret janë të mbyllura, shumë dyqane kanë shenjën “jepet me qira” dhe kjo nuk ndodh vetëm në periferi, por edhe në qendër të Athinës...

Të gjithë në Greqi zotërojnë karta bankare, por nëse bankat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, paratë e tyre janë njësoj si të humbura. Banorët janë lodhur dhe thjesht presin që gjërat t’i kthehen normalitetit.
Për momentin ata thonë se gjërat janë bërë shumë kaotike.
"Gjërat janë duke shkuar njëjtë. Është kaos. Besoj gjërat do të shkojnë mirë”- deklaroi taksisti Nikos.
"Mendoj se do të vijë diçka e mirë dhe do të arrihet marrëveshje me partnerët tanë”- tha qytetari i Atinës, Tassos.
“Unë nuk jam njeri. Që dje jam një i uritur. Unë nuk kam ngrënë që nga dita e djeshme”- theksoi qytetari, Contralis Charalambos.
“Ne jetojmë si robër dhe diçka duhet të ndryshohet në vendin tonë”- u shpreh qytetari, Paris Klonis.
Por, grekët ishin të ndarë edhe për referendumin e së dielës. Shumë prej tyre nuk janë dakord që të zbatohen masat shtrënguese që kërkojnë kreditorët edhe pse pajtohen se gjërat më kështu nuk funksionojnë. Ka të tillë që konsiderojnë se kombet e fuqishme janë treguar të padrejta me Greqinë.
Gjithsesi të gjithë presin me ankth vendimet e të mëdhenjve dhe hapjen e bankave. Atëherë thonë do të jenë më të qetë kur të munden të paktën të tërheqin paratë e tyre pa kufizime.
LEUNORA KALIQI
