Botë

Jemen, rebelët sulmojnë Adenin, 20 të vdekur

01.07.2015 14:27

Në fushëbetejën e dytë të Jemenit, në qytetin Aden, gjatë një shpërthimi të zjarrit nga ana e rebelëve jetën e humbën 20 civilë dhe u lënduan 41 të tjerë. .

Rebelët shiitë, Huthi, dhe aleatët e tyre sulmuan me 15 raketa të njëpasnjëshme nga pozicionet e tyre lagjen Al Mansura, e cila është nën mbikëqyrjen e forcave besnike, raporton zëdhënësi, Ali al-Ahmadi, për AFP-në.

Raketat e zjarrit goditën vendin para agimit kur rrugët ishin të mbushura para fillimit të ditës së ardhshme të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ndërsa sulmi tjetër me raketë zjarri herët në mëngjes ka goditur persona të cilët ishin duke varrosur një të vdekur, viktimë të sulmit të mëparshëm. 

“Shumë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore”- raportojnë burimet shëndetësore.

Aden ishte strehimi i fundit i presidentit, Mansour Hadi, para se të kërkonte azil në Arabinë Saudite, në muajin mars, dhe forcat e tij “Besnikët” kanë luftuar për t’u mbrojtur nga rebelët me mbështetjen e sulmeve ajrore.