Botë

Egjipt, 50 viktima nga sulmet e marra përsipër nga ISIS

01.07.2015 14:30

Të paktën 50 persona kanë mbetur të vdekur pas sulmeve të dyshuara prej militantëve xhihadistë ndaj disa prej postblloqeve ushtarake në gadishullin verior të Sinait në Egjipt...

Në Spitalin e përgjithshëm “El-Arish”, deri më tani janë shtruar rreth 50 individë, “disa prej të cilëve me veshje ushtarake”.
 
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i një grupi xhihadistësh, degë e “Shtetit Islamik” në Egjipt, i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve ndaj forcave të sigurisë në Sinain verior, siç edhe konfirmohet përmes deklaratës së publikuar në rrjetin social Twitter.
 
Grupi xhihadist ka thënë se janë sulmuar mbi 15 vendndodhje të forcave të sigurisë në Sinai, duke ndërmarrë 3 sulme vetëvrasëse me kamikazë.