Futboll

Renova me rezultat minimal ne sfidën kthyese

01.07.2015 14:39

Renova humbi me rezultat 0-1 nga Dacia në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Europës...

Bardhekaltrit janë befasuar në minutën e 12-të të takimit, kur pas një krosimi nga krahu i majtë Roshca me kokë prej disa metrave e vendosi topin në rrjetën e portës së Mustafit.
 
Pas këtij goli Renova mori iniciativën, duke sulmuar më shumë drejt portës mysafire, dhe në aty nga minuta e 30-të seriozishtë kërcënuan përmes Izair Eminit, i cili nga 17 metra gjuajti furishëm, por jashtë kuadratit të golit të Dacias. Mandej u përpoq edhe Argjent Gafuri, por edhe gjuajtja e tij nga një pozitë e vështirë përfundoi drejt në duart e portierit Artiom Gaiducevici.
 
Pjesa e dytë nisi me disa raste të mira për Renovën. Emini e ekzekutoi gjuajten e lirë nga 17 metra, gjuajti fuqishëm dhe në mënyrë precize, mirëpo portieri mysafir intervenoi në mënyrë fantastike e evitoi golin.  
 
Në anën tjetër mysafirët në një kundërsulm të tyre kanë mundur ta ngritin epërsinë, ose ta sigurojnë fitoren. Në minutën e 80-të Pocmac me kokë gjuajti mjaftë mirë, por Mustafi intervenoi shkëlqyeshëm.
 
Në finish të takimit Izair emini pati një rastë të mirë për të gjuajtur, e bëri atë drejt në portierin e Dacias, që ishte edhe mundësia e fundit në këtë ndeshje. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një javësh në terenin e Dacias.