Maqedoni
Zhernovski për listën zgjedhore: mund të pastrohet për 6 muaj, por nuk ka vullnet
01.07.2015 15:06
Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, kërkon pastrimin e listave zgjedhore, në të kundërtën ai thotë se Maqedonisë, e sidomos Qendrës...

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, kërkon pastrimin e listave zgjedhore, në të kundërtën ai thotë se Maqedonisë, e sidomos Qendrës, do t’i paraqitet i njëjti fenomen si në të gjitha ciklet e fundit zgjedhor, ku fjalën e fundit e kishin votuesit nga Pusteci.
Për pastrimin e listave zgjedhore, 6 muaj janë të mjaftueshëm, por, sipas Zhernovskit, duket se qeveria nuk ka vullnet ta bëjë një gjë të tillë.
“Më i rëndësishëm është vullneti. Unë nuk shoh vullnet te pushteti. Me lista të pastra dhe rregulla demokratike Gruevski e di se nuk do të mundet të fitojë”- deklaroi kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
Kreu i Qendrës, Zhernovski, thotë se për kryetarin e VMRO-së tashmë qëndrimi në pushtet nuk është thjesht dëshirë për të mbajtur pushtetin, por është e vetmja mundësi që të qëndrojë në liri.
FLUTURA LATIFI
