Maqedoni

Lehtësim në qarkullimin e mallrave, me një dokument transit në 34 vende

01.07.2015 15:28

Maqedonia është bërë pjesë e Konventës për Procedurë të Përbashkët Transitore dhe Konventës për Thjeshtësimin e Formaliteteve gjatë Tregtisë me Mallra...

Konventa do të thotë qarkullim më i shpejtë i mallit që në mënyrë pozitive do të ndikojë në konkurrencën e ekonomisë së Maqedonisë dhe këmbimit tregtar me vendet anëtare të kësaj Konvente.
 
Tanimë me një dokument, kompanitë eksportuese të Maqedonisë munden të qarkullojnë në 34 vende të BE-së, EFTA-s dhe Turqisë. 
 
"Kur bëhet fjalë për integrimin e Maqedonisë në BE, bëhet fjalë për ngritjen e standardeve dhe realizimit të aktiviteteve të cilat do ta përmirësojnë pozitën dhe konkurrencën e vendit. Pikërisht ky është një aktivitet i tillë dhe të gjitha masat dhe aktivitetet e Drejtorisë Doganore në këtë segment dhe aktivitetet prej të cilave do të kenë dobi edhe kompanitë"- deklaroi ministri i Financave, Zoran Stavreski.
 
“Me procedurën e përbashkët transitore, qarkullimi i mallit është më i lehtë dhe më i shpejtë, formalitetet doganore janë më të thjeshta dhe transiti është më efikas. Për shërbimin doganor me procedurë të përbashkët transitore përmirësohet sistemi i parandalimit dhe më lehtë zbulohen mashtrimet, ndërsa siguria gjatë zbatimit të operacioneve transitore është rritur”- tha drejtoresha e Drejtorisë Doganore, Natasha Radeska Kërstevska.
 
Për kompanitë kjo do të thotë zvogëlim i pritjes në kufi, shpenzime të zvogëluara nga aspekti i transportit të mallit dhe kohës dhe lehtësim të procedurës.
 
Maqedonia është vendi i parë nga vendet e Ballkanit Perëndimor e cila i qaset Konventës, në të cilën kanë qasje 28-të vende anëtare të BE-së, anëtare të EFTA-s, si: Islanda, Norvegjia, Lihtenshtajni dhe Zvicra, si dhe Turqia.
 
BESIM ABDULLAI