Botë
Strategjia për punësime, 500 kompani të reja me grandet për vetëpunësim
01.07.2015 16:29
500 persona do të mund të punësohen përmes programit për vetëpunësim duke hapur kompanitë e tyre me ndihmën e mjeteve të dhëna përmes grandeve...

Ata kanë përfunduar me trajnimin e programit i cili u mundëson marrjen e mjeteve financiare nëpërmjet agjencisë për punësim.
Nga viti 2007 deri në vitin 2014, me programin për vetëpunësim janë krijuar 6.775 kompani private dhe çdo e pesta kompani ka rritur numrin e të punësuarve, theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
“Të gjithë personat të cilët deri më tani kanë qenë të papunë, së shpejti do të mund t’i regjistrojnë bizneset e tyre të vogla dhe do të marrin mjete me vlerë prej 201 mijë denarë për furnizim e pajisjeve dhe materialeve. Përveç kësaj, ju mund të përdorni përfitimet nga projekti “Maqedonia punëson” dhe për të marrë ndihmë nga kontributet nga 3 deri në 5 vjet”- deklaroi ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Dime Spasov.
“Për këtë vit, për programin janë ndarë 200 milion denarë. Ndërsa 32 bizneseve të reja do t’u ofrohet të marrin mjete shtesë me vlerë prej 240 mijë denarë, ndërsa në Shkup 5 artizanateve do të ju ofrohet hapësirë për punë pa pagesë dhe mjete prej 5 mijë eurosh”- tha drejtori i Agjencia për Punësim, Vllatko Popovski.
Në muajin tetor do të finalizohet pjesa e dytë e programit për vetëpunësim, ku do të mund të punësohen edhe 460 persona.
REJHANE BUSHI
