Maqedoni
Transplantimi i organeve, rriten mundësitë ligjore për të gjetur dhurues
01.07.2015 17:21
Lista e dhuruesve potencial të organeve për transplantim do të rritet...

Qeveria propozon ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrje dhe transplantim të pjesëve të trupit të njeriut për mjekim, me të cilin parasheh zgjerimin e listës që donatorëve të organeve nga ana e familjarëve dhe miqve, por edhe nga dhurues të huaj kur pranuesit e organeve gjejnë dhurues, qoftë edhe i papërshtatshëm, i cili mund të këmbehet me një dhurues tjetër të përshtatshëm.
Sipas propozuesit, me propozim-ligjin po bëhet plotësimi i dispozitave ekzistuese në ligj, ku jepet mundësia për dhurim mes dy çifteve pranues-dhurues.
Përkatësisht, në rastet kur ka një çift ku pranuesi ka dhurues të papërshtatshëm shkaku i grupit të gjakut ose prezencës së antitelës HLA, dhe njëkohësisht ka një çift tjetër dhurues dhe pranues ku gjithashtu dhuruesi nuk është i përshtatshëm dhe ka antitelë HKS, atëherë me këmbimin e dhuruesve mes dy çifteve dhe implantimin e organeve pranuesit marrin organ nga dhurues të përshtatshëm.
Komisioni Parlamentar për Shëndetësi konstatoi se propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrje dhe transplantim të pjesëve të trupit të njeriut për mjekim në lexim të parë është i pranueshëm dhe mund të vazhdojë në lexim të dytë.
Ndryshimet në ligj kanë për qëllim rritjen e tansplanteve kryesisht të veshkave dhe mëlçisë, shpëtimin e jetëve dhe uljen e pacientëve në dializë.
Gjatë vitit 2013, në vend janë transplantuar 37 veshkë, ndërkaq programi për vitin 2015 parasheh transplantimin e 60 veshkave. Për realizimin e këtij programi janë ndarë rreth 30 milionë denarë nga buxheti i shtetit.
Sipas Regjistrit internacional për dhurimin e organeve dhe transplantim, Maqedonia radhitet e 10-ta sipas numrit të veshkave të transplantuara nga dhurues të gjallë.
SHPËTIM NUREDINI
