Botë
OKB jep alarmin, Evropa të bëhet gati për nxehtin e madh
01.07.2015 17:55
Evropa ka hyrë në javën ku temperaturat do të jenë të larta. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun nga moti i nxehtë, posaçërisht për fëmijët dhe të moshuarit...

Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur në Evropë në vitin 2003 dhe e njëjta situatë është përsëritur në Rusi, në vitin 2010.
Pritet këto ditë një i nxehtë ekstrem të kalojë nëpër Spanjë dhe Portugali, përderisa temperaturat e larta do të mbizotërojnë këtë javë në gjithë Evropën.
Në Paris, temperaturat arritën në 38 gradë celsius. Kombet e Bashkuara thonë se fëmijët dhe të moshuarit të cilët qëndrojnë jashtë dhe i ekspozohen diellit, janë më të rrezikuarit nga temperaturat e larta.
OKB thotë se si pasojë e ndryshimeve klimatike rritja e temperaturave po ndodhë më shpesh.
