Maqedoni

Deri në shtator ndriçim i 12 unazave dhe udhëkryqeve të akseve rrugore rajonale

01.07.2015 18:48

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore deri në fund të shtatorit të këtij viti paralajmëron përfundim të aktiviteteve të filluara për ndriçimin e 12 unazave...

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore deri në fund të shtatorit të këtij viti paralajmëron përfundim të aktiviteteve të filluara për ndriçimin e 12 unazave dhe udhëkryqeve në akset rajonale rrugore me mbështetjen nga Banka Botërore.
 
Bëhet fjalë për unazat Orizare, Istibanja, Udovë, Asamti, Lubojno, Makedonski Brod, Pelince, Vinicë, Lakavicë, Rosoman dhe unazën Karposh-Kumanovë.
 
Gjatësia e përgjithshme e rrugës së ndriçuar në këto 12 unaza arrin 10.200 metra, ndërsa do të vendosen gjithsej 255 shtylla elektrike njkahëshe dhe dykahëshe. Investimi është në vlerë prej 36 milionë denarësh.
 
Drejtori i NP për rrugë shtetërore Aleksandar Stojanov sot realizoi vizitë në aktivitetet ndërtimore në unazën Karposh-Kumanovë në rrugën rajonale Kumanovë-Shën Nikollë, si dhe në uanzën Pelince në aksin Kumanovë-Pelince.
 
Nga NP për rrugë shtetërore njoftojnë se vazhdojnë me projektin për ndriçimin e udhëkryqeve të rrugëve shtetërore me qëllim të ngrihet niveli i shërbimeve për shfrytëzuesit dhe para se gjithash të rritet siguria e pjesëmarrësve në komunikacion./mia