Maqedoni
Janë paguar mbi 95 për qind nga subvencionet e sivjetshme bujqësore
01.07.2015 20:34
Mbi 95 për qind e subvencioneve të sivjetshme janë realizuar, punohet në mënyrë të përshpejtuar edhe në dëmshpërblimin nga përmbytjet...

Mbi 95 për qind e subvencioneve të sivjetshme janë realizuar, punohet në mënyrë të përshpejtuar edhe në dëmshpërblimin nga përmbytjet, ndërsa interesi për IPARD rritet në mënyrë evidente, tha sot drejtoresha e Agjencisë pagesore Biljana Vukoviq.
"Nga subvencionet për pagesë mbetet edhe një përqindje e vogël. Ato janë kryesisht jo më pak se 500 kërkesa, për të cilat janë të domosdosshme verifikimet shtesë për shkak të mospërputhjes së sipërfaqeve të paraqitura me ato në regjistrat ose për shkak të dallimeve pas kontrollit të kryer në terren", theksoi Vukoviq në konferencën për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Dëmshpërblimet nga përmbytjet deri më tani janë paguar në disa komuna.
"Qysh arrijnë raportet nga vlerësimet, ashtu vijon edhe pagesa. Realizimi praktikisht varet nga azhurnimi i komunave", theksoi drejtoresha.
Sipas saj, deri më tani mbi të gjitha bazat nga programi IPARD janë paguar 4,5 milionë euro, por kjo nuk është pamje reale pse në marrëveshja ka katër herë më shumë mjete. Llogaria do të bëhet në fund të periudhës programore.
Interesi për IPARD lështë rritur në disa thirrjet e fundit, nga viti 2013 e këtej, kështu që pamje tani drastikisht ndërrohet.
Nëse mbahemi për këto 4,5 milionë euro, atëherë gjendja është me të vërtetë dështuese, pro duhet të merret parasysh fakti që në shpalljen e fundit ka pasur rekord 840 aplikime.
Duke pasur parasysh se tani më shkalla e pranueshmërisë është 50 për qind, presim që lidhje të mbi 400 marrëveshjeve, theksoi Vukoviq, duke nënvizuar se punët në raport me IPARD-in lëvizin dhe pamja e fundit të periudhës programore do të jetë ndryshe.
Në vitin 2014 në IPARD thirrjen e parë ka pasur 215 marrëveshje të lidhura, ndërsa në të dyrin 250./mia
