Botë
Kandidati i partisë së Erdoganit ëshë zgjedhur kryetar i Parlamentit turk
01.07.2015 21:56
Kandidati i partisë së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, ish-ministri i Mbrojtjes, Ismet Jëllmaz, është zgjedhur sot për kryetar të Parlamentit turk...

Kandidati i partisë së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, ish-ministri i Mbrojtjes, Ismet Jëllmaz, është zgjedhur sot për kryetar të Parlamentit turk, i përbërë pas zgjedhjeve parlamentare më 7 qershor, në të cilat partia e Erdoganit e ka humbur shumicën absolute.
Në rrethin e katërt të votimit kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit Ismet Jëllmaz ka fituar 258 vota, ndërsa kandidati i Partisë Popullore Republikane, Denis Bakall ka marrë 182 vota./mia
