Botë
KB-ja shpalli shkallën më të lartë të alarmimit humanitar në Jemen
02.07.2015 09:19
Agjencitë humanitare të KB-së shpallën shkallën e tretë më të lartë të alarmimit humanitar në Jemen ku vazhdon konflikti...

Agjencitë humanitare të KB-së shpallën shkallën e tretë më të lartë të alarmimit humanitar në Jemen ku vazhdon konflikti mes ithtarëve të Qeverisë dhe kryengritësve shiitë Huthët, deklaroi ndihmëszëdhënësi i Organizatës botërore Farhan Hak.
Vendimi është sjellë pas takimit të mbajtur me kërkesë të zëvendëssekretarit të përgjithshëm për çështje humanitare Stiven O'Brajan.
Shkalla më e lartë e alarmimit nënkupton mobilizim të resurseve shtesë për dhënien e ndihmës popullatës.
Në Jemen mbi 21 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë. Kjo është mbi 80 për qind nga popullsia në vend. Plani humanitar i KB-së është për 11,7 milionë njerëz.
Sistemi për mbrojtje shëndetësore pothuajse nuk punon - mbi 160 institucione mjekësore janë mbyllur për shkak të problemeve me sigurinë apo mungesën e karburanteve apo mjeteve të tjera të nevojshme për punë./mia
