Botë
Afër bregut të Filipineve u përmbyt një feribot që transportonte 173 udhëtarë
02.07.2015 11:22
Një feribot që ka transportuar 173 udhëtarë është përmbytur pranë Filipineve. Sipas autoriteteve deri tani janë gjetur trupat e 33 viktimave...

Feriboti ka transportuar në linjën mes qytetit Ormok dhe ishullit Kamotes. Ekipet shpëtimtare kanë arritur t'u ndihmojnë dhjetëra udhëtarëve.
Feriboti ka qenë në 200 metra nga porti në Ormok kur është përmbytur gjatë motit të keq, njofton DPA. Destinacioni i fundit - ishulli Kamotes ka qenë një orë rrugë nga Ormok. Ormok gjendet në 560 kilometra në juglindje nga Manila./mia
