Jemen, dhjetëra civilë të vrarë
Kryengritësit shiitë, Huthi, dhe aleatët e tyre e kanë sulmuar me të shtëna artilerike një lagje të Adenit, qytetit të dytë më të madh në Jemen...

Kryengritësit shiitë, Huthi, dhe aleatët e tyre e kanë sulmuar me të shtëna artilerike një lagje të Adenit, qytetit të dytë më të madh në Jemen, duke i vrarë 31 civilë dhe plagosur më se 100 të tjerë.
Zyrtarët thanë se shiitët Huthi dhe njësitë ushtarake lojale ndaj ish-presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh, dje e kanë sulmuar me predha lagjen al-Mansura, e cila është nën kontroll të grupeve të milicive rivale.
Gjatë natës, pozicionet e kryengritësve afër kësaj lagjeje janë goditur nga një varg i sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, kanë raportuar banorët. Kombet e Bashkuara në Jemen e kanë shpallur nivelin e tretë të emergjencës humanitare, që është më e larta, pasi më se 21 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë.
